10:15 / E Diele, 22 Tetor 2023 / LB

Veri/ I lanë një flamur serb me mbishkrim nacionalist te dera banesës, qytetari lajmëron policinë

Një kosovar në Mitrovicën Veriore është ankuar në Policinë e Kosovës se para hyrjes së banesës së tij ka gjetur një flamur serb.

Ankuesi ka raportuar se bashkë me flamur ishte edhe një letër me mbishkrim nacionalist.

“Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-s.