08:20 / E Martë, 05 Korrik 2022 / LB

Video/ Limaj reagon ashpër ndaj statusit të Hekuran Muratit, i “bërtet” pak edhe Krenar Shalës

Vëmendja është kthyer kah ministri Hekuran Murati, për shkak të një postimi të tij të para gjashtë viteve. Për çka ka kërkuar falje më pas.

Statusin e Muratit e ka komentuar ish-ministri Fatmir Limaj, duke thënë se ministri i Financave i ka fyer dhe ofenduar vlerat e këtij populli dhe se Murati s’e njeh luftën hiç.

Sipas Limajt, falja e Muratit nuk mjafton dhe i njëjti duhet shkakrkuar.

“Falja nuk mjafton, kjo nuk mbyllet me falje. Në qat sekond u dasht me shkarku Albini”, tha Limaj në Kanal 10.