75 Mall Live Search
12:39 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

“Vlojnë” pacientët në QKMF në Pejë, asnjë mjek në punë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, mbrëmë rreth orës 19 e gjysmë nuk ka qenë duke punuar stafi mjekësor.

Ndërkaq, korridorët e kësaj Qendre ishin të mbushura me pacientë.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet një numër i madh pacientësh, teksa dhomat e mjekëve dhe infermierëve janë bosh.

Një nga pacientët prezent ka thënë për Indeksonline se mbyllja në ora 19:00 e QMF-ve të tjera bën që pas këtij orari të drejtohen në Qendrën Kryesore, e cila mbrëmë ishte e “mbipopulluar” nga pacientët që nuk po u jipej tretman mjekësor. /Indeksonline/