75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / LB

Pas takimit më shumë se pesë orësh, Vuçiq thotë se nuk ka marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e tagave, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq pas bisedimeve disaorëshe, të hënën në Bruksel.

“Nuk do të jetë një periudhë e lehtë”, deklaroi Vuçiq, duke paralajmëruar se këtë javë do t’i drejtohet publikut serb.

Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u mbajt me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ndërsa nisi rreth orës 10:00.

Fillimisht, Borrell mbajti takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq./REL