75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 21 Gusht 2022 / LB

​Vuçiq nis takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur takimin në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët do të diskutojë për negociatat e zhvilluara në Bruksel.

Pas takimit, presidenti Vuçiq do t’i drejtohet publikut nga ora 13:30.

Ai ka theksuar se e enjtja ishte një ditë jashtëzakonisht e vështirë në Bruksel.

“Më e vështira në 11 vitet e fundit që prej kur zgjasin negociatat në Bruksel”, Vuçiq.

Bisedimet në Bruksel përfunduan të enjten pa një marrëveshje.