Mesditë golash në Superligë, këndellen Drita e Prishtina, Llapi e mposht si në tenis Ulpianën

Drita e Prishtina i janë kthyer fitoreve në Superligë. Dy skuadrat pretendente për titull kanë fituar ndaj skuadrave rivale.
Drita e ka mposhtur Ferronikelin si mysafir me rezultat 0-2. Simonovski e Ajerzaj shënuan për gjilanasit.
Prishtina është këndellur në “Fadil Vokrri” duke mposhtur Malishevën me rezultat 2-1 Dy golat për kryeqytetasit i ka shënuar Besnik Krasniqi nga penalltia.
Llapi ka arritur një nga fitoret më bindëse viteve të fundit në futbollin kosovar. Skuadra e Tahir Batatinës e ka demoluar Ulpianën duke fituar si mysafire.
Valmir Veliu ishte hero i llapjanëve duke shënuar tre gola në fitorën bindëse, ndërsa golashënues ishin edhe Ramadani, Selmani e Begolli./Indeksonline/