Krasniqi në Malishevë, thotë se qytetarët janë mobilizuar për fitoren e PDK-së në këtë komunë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj kanë bashkëbiseduar me përkrahës të këtij subjekti në fshatrat Carrallukë e Drenoc të Malishevës.
Krasniqi thotë se në këto takime ka parë se të gjithë janë mobilizuar maksimalisht për fitoren e madhe të 14 nëntorit në këtë komunë.
“Malishevës i ka munguar qeverisja transparente, transformuese, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse. Kjo është arsyeja që qytetarët e Malishevës e duan rikthimin e Isni Kilajt në krye të kësaj komune, për t’i dhënë fund degradimit dhe stagnimit shumëvjeçar”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Në Carrallukë e Drenoc të Malishevës, bashkëbiseduam me aktivistë e mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të partive të tjera, që tashmë zyrtarisht mbështesin Isni Kilajn për kryetar të kësaj komune. Aty pashë se të gjithë janë mobilizuar maksimalisht për fitoren e madhe të 14 nëntorit në këtë komunë.
Malishevës i ka munguar qeverisja transparente, transformuese, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse. Kjo është arsyeja që qytetarët e Malishevës e duan rikthimin e Isni Kilajt në krye të kësaj komune, për t’i dhënë fund degradimit dhe stagnimit shumëvjeçar.
Qytetarët janë më se të vendosur për ta ndërruar qeverisjen në Malishevë. Kjo përkrahje e tyre është garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e programit zhvillmor qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve, pa dallim.
#BashkePerMalisheven
#voto177
