Grenelli arrin në Kosovë

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur vet, Grenelli përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Grenelli ka ndarë disa fotografi nga rrugëtimi i tij nga Tirana drejt Prishtinës.
“Ka një energji të mrekullueshme në Prishtinë të Kosovës, ju mund ta ndjeni atë”, ka shkruar ai krahas fotografive që ka ndarë me ndjekësit në Instagram të cilat i ka bërë në Kosovë.