75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë në mandatin e Kurtit/ Giacobble takon kryeministrin

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit, ai shkroi në Twitter se diskutuan, mes tjerash, që marrëveshja finale me Serbinë të arrihet gjatë këtij mandati të qeverisë Kurti.

“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, shkroi Giacobbe.