75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / LB

Mjegulla e madhe vështirëson aterimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës

Tre aeroplanë nuk kanë arritur të aterojnë sipas planifikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.

Nga aeroporti thonë se njëri nga ta sapo ka aderuar dhe po presin edhe dy aeroplanë tjerë të aderojnë.

Vonesat janë krijuar për shkak të mjegullës së madhe.

“Kjo është e natyrshme, e kemi pas këtë problem nga fillimi. Po mendojmë deri nga janari me i ardh fundi këtij problemi”, ka thënë zëdhënësi i Aeroportit, Bujar Gashi për Indeksonline.