75 Mall Live Search
16:36 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / LB

Ora që pritet të jetë sot në duart e Messit, u prodhua nga fabrika e shqiptarit në Zvicër, vlera e saj marramendëse

Trofeu i “Topit të Artë” sot do të shkojë në duart e njërit nga yjeve të futbollit botëror. Leo Messi është favorit që për herë të shtatë të fitoj këtë çmim.

Votimi është mbyllur me 24 nëntor dhe në orët e pasditës do të bëhen publike rezultate në një ceremoni speciale.

Në foton më poshtë mund të shihni orën e topit të artë, e cila do t’i ipet fituesit, transmeton Indeksonline.

Ora është prodhuar në një fabrikë të një shqiptari në Delemont të Zvicrës dhe është e markës Purnell. Karakteristikë e saj është Spherotourbillon.

Vlera e kësaj ore llogaritet të jetë rreth 500 mijë euro./Indeksonline/