Kurti thotë se mbrëmë është ngrohur me batanije

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për media ka thënë se do të bëjnë krejt çka dinë e munden për t’u dal zot qytetarëve për furnizim sa më të qëndrueshëm e çmime sa më të përballueshme.
“Ne e dimë që e kemi popullsinë e varfër. E kuptojmë që është situatë e rëndë, por nuk e kemi ndërmend që të kursejmë për qytetarët. Kur kam qenë në opozitë, asnjëherë s’kam kundërshtuar akse që ka bërë ftesë për kursim të energjisë elektrike”, ka thënë Kurti, transmeton Indeksonline.
Në pyetjet se me çka ngrohet ai, kryeministri ka thënë se pjesën më të madhe të kohës po i bie të kaloj në makinë ose kryeministri.
Ndërsa mbrëmë ka thënë se ka shkuar shumë vonë në shtëpi dhe se është ngrohur me batanije.