75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / LB

Alban Hyseni publikon parimet mbi bazën e të cilave mund të arrij marrëveshje me subjektet tjera në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënën se Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan mirëpret bashkëpunimin me subjektet tjera politike.

Në një postim në Facebook, kryetari i kësaj komune ka thënë se gjëja më e rëndësishme për të është bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme, pavarësisht subjektit.

“Ne besojmë se të gjithë kanë diçka për të ofruar në qeverisje lokale, prandaj edhe po i publikojmë këto parime mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi i jonë me çfarëdo subjekti tjetër politik”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni në Facebook.

Postimi i plotë i Hysenit:

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan mirëpret bashkëpunimin me subjektet e tjera politike. Gjëja më e rëndësishme për ne është bashkëqeverisja adekuate dhe e ndershme, pavarësisht subjektit.

Ne besojmë se të gjithë kanë diçka për të ofruar në qeverisje lokale, prandaj edhe po i publikojmë këto parime mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi i jonë me çfarëdo subjekti tjetër politik.