75 Mall Live Search
13:11 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / LB

Porosia e Isa Mustafës për Ramën që e quajti këngëtar

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”.

Mustafa tha se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’.

“Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa për express.

Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend.

Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën.

“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur.

Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”