Mbyllet me pesë gola sfida mes Prishtinës dhe Malishevës

Prishtina ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme dhe të parën ndaj Malishevës këtë sezon, në kuadër të xhiros së 28-t në Superligë.
Në duelin e zhvilluar në “Bajram Aliu”, bardhekaltërit triumfuan me shifrat 3:2. Mysafirët kaluan të parët në avantazh me golin e Mergim Pefqelit, në minutën e 45-t, duke shkuar në pushim me epërsi minimale.
Franksioni i dytë prodhoj ngjarje tjetër. Prishtina arriti ta përmbys rezultatin brenda 10 minutave. Mankenda fillimisht barazoj rezultatin, në minutën e 59-t, e pastaj Leotrim Kryeziu 69′ kaloj kryeqytetasit në epërsi.
Mirëpo, Dren Kryeziu në minutën e 76-t barazoj shifrat në 2:2. Ndërkaq, Oto John në minutën e 89-t i dha fitoren Prishtinës në këtë takim.
Pas 28-t ndeshjeve, Prishtina ndodhet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa Malisheva zë vendin e shtatë me 34 sosh.