“Po luftoj me nacista”, kush është Bajram Babiqi që u konfrontua me armë zjarri me Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës sot me gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).
Burime të Indekslone bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bajram Babiqin, i cili është kthyer nga Suedia dhe i njëjti dyshohet qe është me të meta psiqike.
Sipas këtyre burimeve, fqinjët e tij disa herë se janë ankuar se ai kë kërcënuar se do të luftoj me ‘nacista’ dhe ka kërcënuar më arme.
Bajram Babiqi u konfrontua sot me Policinë e Kosovës. Ai ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.
“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë. Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.