Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit

Gjuha shqipe nga tash e tutje do të jetë si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Faton Limani i cili punon si administrator në këtë universitet.
Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.