19:10 / E Premte, 30 Shtator 2022 / LB

Zbulohet identiteti i personit që sulmoi seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në qendër të Pejës

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video tronditëse kur kishte qenë viktimë e një sulmi seksual mbrëmjen e së martës në qendër të Pejës.

Në videon e publikuar, ajo ndiqet nga personi që Nikqi e identifikon me inicialet F.B., nga Peja, dhe në një moment kur nuk kalon askush e kap nga mbrapa duke tentuar të bëjë veprime të turpshme.

Indeksoline ka mësuar se kryesi i këtij gjesti të turpshëm është F. Beqiraj.

Prokuroria Themelore në PeJë ka njoftuar se tanimë është arrestuar i njëjti dhe është ndaluar për 48 orë.