13:32 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / LB

Zëdhënësja e Qeverisë i reagon Blendi Fevziut: Kurti ia ka dhuruar librin Vuçiqit për 1133 fëmijët e vrarë

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, i ka reaguar Blendi Fevziut për një letër drejtuar kryeministrit, Albin Kurti me titullin: Një shtet multietnik i dënon krimet, nuk i fsheh ato.

Ndër të tjera, në këtë letër, Fevziu flet për një ekspozitë të rralle me sende personale të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Qeverisë, Kelmendi ka rikujtuar se librin për 1133 fëmijët e vratë gjatë luftës në Kosovë, kryeministrit Kurti ia pat dhuruar presidentit serb, Vuçiq në Bruksel më 19 korrik 2021, por ai, sipas saj, e pat refuzuar me nervozizëm.