75 Mall Live Search
18:44 / E Hënë, 28 Shkurt 2022 / LB

ZYRTARE: FIFA dhe UEFA i japin goditjen më të rëndë Rusisë në sport, e përjashtojnë nga të gjitha garat e mundshme

FIFA dhe UEFA kanë vendosur të pezullojnë klubet dhe kombëtaren e Rusisë nga të gjitha garat.

“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Këtij vendimi mund t’ia sheh hairin Shqipëria, pasi janë në një grup të përbashkët në kupën e kombeve me Rusisë.

Rusia është e kualifikuar në kupën e Botës dhe nuk do të këtë mundësi të luaj.