21:53 / E Enjte, 20 Janar 2022 / MSH

Arsim Prepolli e kompleton stafin e “timonioerit” Abdulah Ibrakoviq

FC Prishtina e ka kompletuar edhe stafin e trajnerëve.

Ndihmës i kryetrajnerit Abdulah Ibrakoviq do të jetë edhe Arsim Prepolli, i cili erdhi te Prishtina me insistimin e trajnerit boshnjak.

Prepolli ka përvojë si trajner edhe te skuadra tjetër nga kryeqyteti kosovar, Flamurtari, si dhe në një shkollë private futbolli me grupmosha të reja.

Ai është ndër futbollistët nga Kosova që ka shkëlqyer në vitet 2000-2010 duke luajtur edhe te Prishtina e disa skuadra të tjera në Kosovë, teksa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Slloveni, Austri e Iran.

“Familja “bardhëekaltër” i dëshiron mirëseardhje dhe punë të mbarë Arsim Prepollit” thuhet në njoftimin zyrtar të FC Prishtinës.