Huawei nuk ka të ndalur, arrin një rekord të ri!
Kompania e telefonave të mençur, Huawei, po vazhdon të ketë suksese të mëdha.
Pasi arriti që të bëhet kompania e dytë me më së shumti telefona të shitur këtë vit, ata tashmë kanë arritur edhe një sukses tjetër, transmeton Indeksonline.
Huawei ka arritur të tejkaloj 200 milionë dërgesa të telefonave gjatë këtij viti, duke vendosur rekord të ri personal.
Ky sukses vjen pas lansimit të telefonave ‘P20’, ‘Honor 10’ dhe ‘Mate 20’, që u pëlqyen shumë./Indeksonline/