Hueyda El Saied rrëfen fëmijërinë e dhimbshme: Kam pasur raste që shkoja pa ngrënë në shkollë (Video)
E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Wake Up, Hueyda El Saied ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar gjatë fëmijërisë. Es Saied ka pohuar se ka pasur raste dhe në shkollë shkonte pa ngrënë.
“Më është dashur të shkojë në shkollë shumë herë pa ngrenë, se nuk kishim çfarë të hanim. Nënës sime i është dashur shpesh të japë dhe gjak për të më ushqyer” -u shpreh artisja.
Ka qënë një rast rrëfeu Hueyda që isha ditë pa ngrënë dhe mësuesja e kuptoi dhe më ofroi bukën e saj.