Huffman shkëlqen me dyshifror të dyfishtë dhe shpallet MVP
Java e 14-t e ProCredit Superligës, që shënon edhe fundin e gjysmës së garave solli shumë përballje interesante.
Sfidë emocionuese u zhvillua në Therandë, ku Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Rahoveci 029, me vendasit që kishin deri në 24 pikë epërsi, kurse mysafirët ngushtuan shifrat në një pikë, por në momentet vendimtare, therandasit ishin më të mirë për të shënuar fitore shumë të rëndësishme.
Basketbollisti i ndeshjes ishte Brandon Huffman.
Qendra e Yllit u dallua me dyshifror të dyfishtë me 25 pikë e dhjetë kërcime. Huffman ishte i pandalshëm, duke u shpallur MVP i ndeshjes dhe javës./Indeksonline/

