15:21 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hugh Jackman do të performojë në Brit Awards

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

Eventi më i madh i muzikës në Britaninë e Madhe, këtë vit do të vjen me një befasi.

Në faqen zyrtare të kësaj ngjarjeje është bërë e ditur se këtë vit në skenë për të performuar do të ngjitet aktori me famë botërore, Hugh Jackman, ku edhe do ta hap festivalin, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që këtë vit në nominime janë edhe dy këngëtaret tona, Rita Ora e Dua Lipa, kjo e fundit madje me katër sosh.

Ndërsa, konkurrencë e fortë do të jetë mes tyre në kategorinë për Videon më të mirë të vitit, ku të dyja janë pretendente./Indeksonline/