Hugo Ektikie reagon pas lëndimit: Është e vështirë, ndoshta edhe e padrejtë…
Futbollisti i Liverplit, Hugo Ektikie ka reaguar për herë të parë pas lëndimit të fundit, i cili do ta lë atë jashtë fushave për 6-9 muaj.
Sulmuesi francez ka lënduar tendinën e Akilit, në ndeshjen ndaj PSG-së, dhe si pasojë do të humbas edhe Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Ai përmes një statusi në Instagram ka thënë se kjo situatë e vështirë, por do të gjej forcë dhe të kthehet sa më shpejtë.
”Është e vështirë, ndoshta edhe e padrejtë… por jam mirënjohëse që kjo po më ndodh këtu, midis jush. Nuk jam vetëm. Forca dhe dashuria juaj do të jenë forca ime lëvizëse. Shihemi përsëri së shpejti.”, ka shkruar Ekitike./IndeksOnline/

