75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 27 Maj 2025 / L A

Huijsen publikon një foto nga fëmijëria e tij, shihet me fanellën e Realit

Dean Huijsen është blerja e parë e Realit për sezonin e ardhshëm.

Ai u transferua nga skuadra angleze, Bournemouth për shumën e 60 milionë eurove duke u bërë ndër lojtarët e rinj spanjoll më të shtrenjtë.

Huijsen, në “Instagram” publikoi një foto të tij me fanellën e Realit kur ishte fëmijë me mbishkrimin, “Po shkojmë në shtëpi”.

Holandezo-spanjolli pritet të prezantohet si lojtari i ri i Real Madridit, brenda këtyre ditëve./IndeksOnline/