Hulku gati ta braktisë Kinën, projekton rikthimin në vendlindje!

Pas 5 vjetësh në futbollin kinez, sulmuesi 33-vjeçar Hulk, po e përgatit largimin nga Shanghai Sipg.
Braziliani i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në dhjetor të këtij viti.
Kampionati kinez pritet të rinisë më 25 korrik dhe Hulku, do të luajë muajt e fundit me fanellën e ekipit të Shanghait.
Sipas mediave braziliane, lojtari synon të rikthehet në vendlindje ku ka disa oferta, por bisedimet konkrete kanë qenë më skuadrën e Sao Paolos.