75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Gj. Sh

Hulk Hogan ishte duke xhiruar një dokumentar për Netflix në kohën e vdekjes së tij

Hulk Hogan, ylli i madh i mundjes, ndërroi jetë tragjikisht në moshën 71-vjeçare në fillim të kësaj jave, ndërsa po punonte në një dokumentar që do të transmetohet në Netflix.

Sipas CNN, dokumentari, i prodhuar në bashkëpunim me WWE, synon të tregojë jetën dhe karrierën e Hogan, brenda dhe jashtë ringut. Projekti, i nisur në vitin 2024, përfshin mbi 20 orë intervista me vetë Hogan dhe më shumë se 30 orë skena të tjera filmike.

Pas vdekjes së tij nga një arrest kardiak në Clearwater, Florida, produksioni po rishikon disa pjesë të dokumentarit, ndërsa WWE do të organizojë një homazh special gjatë eventit Smackdown të premten në nder të tij.

I lindur si Terry Bollea, Hogan ishte një figurë kyçe që ndryshoi botën e mundjes në një spektakël global, duke hapur rrugën për emra të mëdhenj si The Rock dhe John Cena.

Dokumentari po realizohet nga regjisori Bryan Storkel dhe prodhohet nga studioja Words + Pictures në bashkëpunim me WWE, ndërsa Netflix ende nuk ka njoftuar datën e publikimit.