20:05 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

“Hulku i Kosovës”, zyrtarisht pjesë e Librit Guinness

Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës”, ka njoftuar se nga sot është bërë pjesë e Librit Guinness, si personi me i fortë në botë për mbajtjen e peshës.

Në emailin e dërguar nga zyrtarët e Librit Guinness thuhet se Muli ka arritur që t’i mbajë 1 mijë e 531 kilogramë mbi trupin e tij më 15 korrik 2023.

“Muli theu rekordin i cili është vetëm 50 kilogramë më pak, me shumë thasë cementi të vendosura mbi trupin e tij”, thuhet në email.

Muli ka falënderuar familjen dhe shoqërinë e tij për përkrahjen në këtë rrugëtim, teksa ka paralajmëruar edhe rekord të radhës.