75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 10 Mars 2026 / B XH

“Hulku” i Vushtrrisë i çon “selam” drejtoreshës: Pushka top ju baftë

Bujari Muli, i njohur ndryshe si “Hulku” i Vushtrrisë, ka reaguar publikisht ndaj Drejtoreshës së Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Medina Bunjaku, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se tash e më shumë se dy muaj është në pritje të një përgjigjeje nga drejtoria përkatëse lidhur me konfirmimin e përdorimit të sallës sportive të qytetit për datën 18 korrik 2026, ku synon të tentojë thyerjen e një rekordi botëror.

Sipas Mulit, në këtë datë ai planifikon të realizojë një sfidë të madhe sportive, duke tentuar ngritjen e një peshe prej rreth 2000 deri në 2500 kilogramë, në praninë e jurisë së Guinness, çka sipas tij do ta promovonte Vushtrrinë në nivel ndërkombëtar, raporon IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Njoftim për Drejtoreshën e Sportit në Vushtrri Medina Bunjaku

Drejtuar Drejtoreshës së Sportit në Vushtrri, znj. Medina Bunjaku.

Ka më shumë se dy muaj që jemi në pritje të një përgjigjeje për konfirmimin e përdorimit të sallës sportive për datën 18 korrik, ku do të tentoj thyerjen e rekordit botëror 2000–2500 kg, në praninë e jurisë së Guinness.

Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme, deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kjo krijon dyshime serioze se mungon vullneti për të mbështetur një ngjarje që do ta promovonte Vushtrrinë në nivel botëror.

Unë nuk po bëj këtë për interes personal, por për qytetin tim dhe për sportin. Asnjë qëndrim personal nuk duhet të bëhet pengesë për një aktivitet që e çon përpara qytetin tonë.

Prandaj po e bëj këtë njoftim publik:Salla sportive më 18 korrik 2026 do të përdoret për këtë event, dhe më vonë të mos thuhet se nuk keni qenë të informuar.

☝️💪☝️💪☝️💪☝️💪

Me respekt,Bujar MuliKampion dhe Rekordmen Botëror