09:39 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hulku iranian i bashkohet kampionatit zyrtar në “Dyluftim pa doreza”

Hulku Iranian e ka mbajtur premtimin dhe i është bashkuar kampionatit zyrtar të Dyluftimit pa doreza, “Bare Knuckle Championship”.

Saxhad Garibi, i cili e ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave me trupin e tij të stërmadh, është njohur si “Herkuli persian”. Ndeshjen e parë do ta ketë në fillim të vitit tjetër.

“Do të jetë SHBA-ja kundër Iranit, Lufta e Tretë Botërore”, tha David Feldman, presidenti i Kampionatit BKFC, teksa njoftonte pranimin e Garibit.