Hulumtimet: Stresi që merr nga përkushtimi në stërvitje mund të çojë në vdekje të parakohshme!
Një shqetësim i madh është ngritur së fundi për atë se sa stërvitjet që po bëni mund të ju çojnë në një vdekje të parakohshme, sipas paralajmërimit të një psikologu.
Besohet se stresi i shtuar, shkakton tek njerëzit fuqinë që të marrin pjesë në sjellje jo të shëndetshme.
Nga ana tjetër, kjo mund të rrisë rrezikun e vdekjes gjatë dy dekadave të ardhshme prej më shumë se 70 përqind, gjen hulumtimi, transmeton Indeksonine.
“Kjo është koha e vitit kur njerëzit fillojnë të merren me shumë shqetësime rreth stërvitjes”, ka thënë Dr. Robin Bailey, një psikoterapeut i sjelljes nga Universiteti i Lancashirit Qendror për Mail Online.
“Ata shqetësohen gjithashtu për ngrënien e shumtë gjatë festave. Ky stres ka qenë i lidhur me efektet negative në shëndet, pasi njerëzit të cilët janë të stresuar angazhohen në sjellje të shëndetshme, nëse kjo është pirje e duhanit, pirje e tepërt ose dështim për të ushtruar, sepse janë të shqetësuar për këtë”, vazhdon Bailey.
Paralajmërimi i ekspertëve vjen pasi dy studime në SHBA, kanë zbuluar se brengosja për ushtrimet mund të jetë jë rrezik për shëndetin./Indeksonline/