20:28 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Hulumtimet tregojnë se njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë

Njerëzit e zgjuar jetojnë më gjatë, thotë një studim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje sipas këtij hulumtimi, thuhet se një gjë e tillë ndodh për shkak të ashtuquajturave ‘’gjene të intelegjencës’’ të cilat rifreskojnë qelizat përgjatë rrjedhës së moshës.

Më shumë se 500 gjene të lidhura me njerëz që kanë koeficientin e inteligjencës më të lartë, janë identifikuar nga shkencëtarët, që është 10 herë më e lartë se sa është menduar më parë.

Ky lloj studimi u arrit pasi u përdorën teste të thjeshta të ADN-së përmes pështymës së të eksperimentuarve.

Hulumtimet e kaluara sugjerojnë se gjenet e inteligjencës nxisin transmetimin e sinjaleve midis rajoneve të ndryshme të trurit, si dhe mbrojnë nga çmenduria dhe vdekja e parakohshme.

“Inteligjenca është një tipar i trashëgueshëm me vlerësime që tregojnë mes 50 dhe 80 për qind të dallimeve në inteligjencë mund të shpjegohet me faktorë gjenetikë’’ ka thënë David Hill nga Universiteti i Edinburgut.

Sipas tij njerëzit me një nivel më të lartë të inteligjencës, janë vërejtur të kenë shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe të kenë jetë më të gjatë.