Hulumtimi i opinionit publik: Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë do të ketë balotazh, në Ferizaj e Pejë jo

Mediumi i njohur kosovar “Klan Kosova” ka bërë hulumtimin e opinionit publik për zgjedhjet lokale.
Sipas këtij hulumtimi, në komunat si: Prishtina, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Suharekë dhe Podujevë do të ketë balotazh, transmeton Indeksonline.
Kurse në komunat si Pejë dhe Ferizaj nuk do të ketë balotazh dhe fituesi do të caktohet qysh në rundin e parë.
Më poshtë keni hartën e matjes së opinionit publik:
