Hulumtimi i Pyper për Ballkan: Qytetarët e Kosovës me besimin më të madh ndaj Qeverisë

Sipas një hulumtimi të realizuar në muajin shkurt nga Valicon dhe Pyper, rajoni i Ballkanit po përjeton një periudhë të vështirë ku pjesëmarrësit kanë shprehur (pa)kënaqësi me situatën financiare dhe besimin në qeveritë e tyre. Studimi në fjalë është realizuar në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.
Sipas studimit, kosovarët kanë më së shumti besim në qeverinë e tyre në krahasim me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën.
Indeksi i Normalitetit në Kosovë ka dalë të jetë më i ulëti, që tregon se kosovarët e perceptojnë situatën aktuale si të pashpresë, kaotike dhe të pakëndshme.

Prej të 5 shteteve, Kosova është shteti i dytë me nivelin më të ulët të indeksit sa i përket statusit financiar. Kjo tregon se Kosova po përjeton më pak përmirësim financiar sesa vendet e tjera. Të anketuarit po blejnë më pak se gjashtë muaj më parë.
Inflacioni ka pasur ndikim të madh në Kosovë, ku 73% e të anketuarve e kanë përmendur atë si shqetësimin kryesor. Mundësia për një krizë ekonomike dhe ngjarjet aktuale politike në vend ishin gjithashtu shqetësime kryesore në Kosovë.