Hulumtimi i ri amerikan: Njerëzit e shkurtër janë më nervozë dhe më të dhunshëm sesa njerëzit e gjatë
Hulumtuesit në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgji, së fundmi kanë pyetur 600 burra të moshës nga 18 deri në 50 vjeç, mbi perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin dhe sjelljen e vet në lidhje me marrjen e drogës, dhunën dhe krimin për një studim të udhëhequr nga qeveria.
Shkencëtarët zbuluan se meshkujt që ndihen më pak mashkullor janë më të rrezikuar nga kryerja e veprimeve të dhunshme ose kriminale, shkruan IndeksOnine.
Sipas studimit, meshkujt që e konsideronin veten më pak mashkullor, të njohur gjithashtu si “stresi i mospërputhjes mashkullore”, kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa për të kryer sulme të dhunshme me një armë ose sulme që çojnë në një lëndim.
Disa vjet më parë, një ekip hulumtuesish në Universitetin e Oksfordit gjithashtu pretendoi se “Sindromi i Njeriut të Shkurtër” është një gjë e vërtetë.
Ata raportuan se reduktimi i gjatësisë së një personi mund të rrisë ndjenjat e cenueshmërisë dhe gjithashtu të rrisë nivelin e paranojës. Gjithashtu i njohur si “Kompleksi Napoleon”.
Ndërsa shoqëria moderne bëhet më sipërfaqësore dhe përqendrohet në standardet e trupit për të dy gjinitë, gjatësia po bëhet një temë tabu për shumë burra. /IndeksOnline/