75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Hulumtimi i ri: Vrapimi gjatë shtatzënisë i sigurt

Vrapimi gjatë shtatzënisë është i sigurt, sugjerojnë kërkimet e reja.

Gratë që vrapojnë gjatë shtatzënisë nuk kanë më shumë gjasa që të kenë foshnje të lindura para kohe ose me një peshë më të ulët se gratë që nuk e bëjnë këtë gjë, thotë studimi i ri.

Mirëqenia e foshnjave është e paprekur pavarësisht se deri në ç’masë kanë vrapuar nënat e tyre ose nëse e kanë bërë këtë gjatë tërë shtatzënisë.

Autori kryesor Andrew Shennan nga King’s College në Londër tha: “Gratë mund të vazhdojnë stërvitjen e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe ne do të inkurajojmë këtë për të siguruar një rezultat të shëndetshëm për të dyja dhe fëmijën e saj”, transmeton Indeksonline.

Një studim i mëparshëm sugjeron që intensiteti i lartë ndikon në qafën e mitrës dhe për këtë arsye varet edhe mirëqenia e fetusit, megjithatë, shkencëtarët e hulumtimit të tanishëm argumentojnë këtë gjykim duke vlerësuar gjashtë atlete shtatzëna, jo vrapuese mesatare.

Rreth një e treta e grave shtatzëna nuk janë të sigurta nëse duhet të vazhdojnë vrapimin kur janë me barrë, thotë ky sondazh.

Udhëzimet rekomandojnë 30 minuta të ushtrimit të moderuar të përditshëm për shumicën e grave shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e tyre për të fituar peshë./Indeksonline/