75 Mall Live Search
15:43 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Hulumtimi rreth serbëve dhe shqiptarëve, përgjigjet janë befasuese

Traumat e thella historike, stereotipet, por edhe çështja e pazgjidhur të Kosovës, si dhe qëndrimet e politikanëve, ndikojnë në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilat, mes tjerash, sipas hulumtimit të agjencisë ‘Faktor plus’, nuk do të përmirësohen në një të ardhme të afërt.

Rreth hulumtimit të ‘Faktor plus’ dje në panel të Agjencisë Tanjug, të zhvilluar në rezidencën e ambasadorit norvegjez Arnea Sanesa Bjernstad, kanë folur politologu Stefan Surlliq dhe gazetari Idro Seferi. Sipas konstatimit të tyre, raportet mes serbëve dhe shqiptarëve varen nga zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Surliq tha se çështja e Kosovës do të kontaminojë raportet deri sa të zgjidhet, dhe se kjo do të jetë temë dominante e cila, siç u shpreh ai, nuk do të lë vend për tema tjera.

Duke analizuar rezultatet e hulumtimit të ‘Faktor plus’, Seferi theksoi se mungon komunikimi i ndërsjellë mes këtyre dy popujve, dhe se shqiptarët psh shpesh shkojnë në Kollashin të Malit të Zi, në anën tjetër nuk dinë ku ndodhet Kopaoniku, pikërisht për shkak të mungesës së komunikimit.

Surliq ka vlerësuar se paragjykimet dhe stereotipet janë arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes, dhe beson se pjesëmarrësit në anketë, përgjigjet e të cilëve konfirmojnë stereotipet, nuk kanë shprehur mendimin e tyre të sinqertë.

Seferi dhe Surliq gjatë panelit kanë shprehur edhe qëndrimet e tyre personale, sepse të dytë janë nga Kosova, ndërsa siç u shprehën, kanë raporte të shëndosha mes vete.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar dje gjatë panelit se dy popujt duhet të bisedojnë sinqerisht rreth problemeve dhe duhet të shikojnë se si mund t’i ndihmojnë njëri tjetrit.

Hulumtimi i bërë nga organizata “Faktor Plus”, ka dhënë rezultate si në vijim:

Në  pyetjen: Sa jeni të interesuar për raportet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, 24 për qind e serbëve të anketuar janë deklaruar se janë shumë të interesuar, kurse shqiptarët 14 për qind. Pak të interesuar janë deklaruar 46 përqind e serbëve dhe 43 përqind e shqiptarëve dhe aspak të interesuar janë deklamuar 30 përqind e serbëve dhe 41 përqind e shqiptarëve të anketuar.

Në pyetjen se çka mendojnë serbët për shqiptarët dhe çka shqiptarët për serbët, janë dhënë këto përgjigje: 51 për qind e serbëve janë deklaruar se shqiptarët janë popull agresiv, ndërsa që 57 përqind e shqiptarëve të anketuar kanë shprehur mendimin e njëjtë për serbët.

28 përqind e serbëve të anketuar janë shprehur se shqiptarët janë popull besnik, ndërsa që 23 përqind e shqiptarëve kanë deklaruar se serbët janë popull besnik, ndërsa që 26 për qind e serbëve kanë deklaruar se shqiptarët janë popull paragjykues, kurse 22 përqind e shqiptarëve të anketuar kanë thënë se serbët janë popull paragjykues.

Në pyetjen se si mund të ndryshojnë raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, 63 përqind e serbëve janë deklaruar se nuk do të ndryshojnë, ndërsa njëjtë janë shprehur 67 përqind e shqiptarëve./Blic.rs/