22:12 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hulumtuesi i GAP-it numëron disa gabime gjuhësore që deputetët bën gjatë seancës së djeshme

Padyshim se janë të shpeshta gabimet gjuhësore që bëhen nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në rast se dikush ndalet të ndjekë një seancë plenare, atëherë e kupton se sa shumë gabime bëhen vetëm brenda një fjalie, lëre më gjatë gjithë seancës.

Por është pikërisht Bekim Salihu, hulumtues në institutin GAP, i cili ka zgjedhur që të numërojë disa nga gabimet që janë bërë gjatë seancës së djeshme plenare, transmeton Indeksonline.

Në mesin e gabimeve të cekura është edhe fakti se në përfundim të miratimit të ndonjë prej ligjeve, në Kuvend thuhet ‘gëzuar’.

Postimi i plotë:

Gabimet që i hasa në gjuhen e deputetëve dje

Nuk thuhet gjërat i kemi në disponim, por në dispozicion.

Nuk thuhet ai ka dhenë një deklaratë, por ai ka deklaruar.

Nuk thuhet ai ka fluturuar, por ai ka udhëtuar.

Nuk thuhet ai ka lindur, por ai është lindur.

Nuk thuhet jena në opinion, por jena para opinionit.

Dhe në fund, nuk thuhet gezuar, kur të miratohen ligj