Hulumtuesit: Të hani dy hamburgerë është më mirë se të porosisni patate të skuqura
Tashmë e dëgjoni shpesh të thuhet se ushqimi i shpejtë nuk është i shëndetshëm për ju. Por është një mënyrë që ndoshta mund të zbutë këtë çështje.
Kështu, në vend që të urdhëroni një hamburger me patate të skuqura, është më e shëndetshme të zgjedhës një burger të dytë, thonë nutrionistët.
Kjo do të thotë që ju keni katërfishuar proteinën e cila ju mban më gjatë të ngopur, thotë Emily Field, e cila gjithashtu është në dietiste e mirënjohur, trnasmeton Indeksonline.
Pra, duke shkëmbyer patatet e skuqura për një hamburger të dytë, mund të reduktoni marrjen tuaj të kalorive të përgjithshme për pjesën tjetër të ditës.
Për më tepër, zvogëlohet edhe sasia e karbohidrateve që konsumoni.
Në anën tjetër, patet e skuqura kanë shumë yndyr të pashëndetshme.
Matematika
Një hamburger nga McDonalds ka 250 kalori dhe 13g proteina. Një pjesë e mesme e patateve të skuqura ka më shumë kalori prej 337 dhe vetëm 3.3 g proteina.
Karbohidratet ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e sheqerit në gjak, kështu që ky kalim i thjeshtë mund të ndihmojë shumë në këtë aspekt.
Kjo është shumë e rëndësishme për diabetikët./Indeksonline/