11:34 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hulumtuesit zbulojnë vendet që rrezikohen nga konfliktet për shkak të mungesës së ujit

Hulumtime të reja kanë zbuluar zonat ku ka më shumë gjasa të ndodhin trazira të vërteta të jetës.

Hulumtuesit i përshkruan zonat ku konflikti i ardhshëm global ka më shumë gjasa të shpërthejnë si rezultat i ndryshimeve klimatike- mungesa e rezervarëve të ujit.

Studiuesit besojnë se zonat e cenueshme mund të përballen me  kriza për shkak të mungesës së ujit brenda 50 deri në 100 vitet e ardhshme.

Sipas hulumtuesve, faktorët dominant të mungesës së ujit do të jenë ngrohja globale dhe shtimi i popullsisë.

Hulumtimet zbuluan 5 vendet e para qe rrezikohen nga mungesa e ujit duke përfshirë lumenjtë: Nilin, Ganges-BRahmaputra, Indus, Tigris-Euphrates dhe rivierën e Kolorados- të gjithë këto janë arena tashmë të theksuara me ujë.

Kushtet e ardhshme demografike dhe klimatike do të krijojnë presion të mëtejshëm mbi burime të pakta të ujit.

“Përderisa ka krizë të ujit, pritet të “rritet” konkurrenca mes vendeve për ujë”, shpjeguan hulumtuesit.

Shkencëtarët besojnë se efektet e ndryshimeve klimatike dhe rritja e popullsisë mund të rrisin gjasat e konflikteve të lidhura me ujin  nga 75 deri në 95 për qind, nga 50 deri në 100 vitet e ardhshme./Indeksonline/