14:51 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Humb 12 vjeçarja gjermane në Pogradec (Foto)

Një vajzë 12 vjeçe gjermane ka humbur në Pogradec.

Siç njofton policia, denoncimi është bërë gjatë ditës së sotme nga 37-vjeçari me inicialet V. C., i cili ka thënë se ka humbur Florentina Meyer, 12 vjeçe gjermane.

Njoftimi i Policisë së Pogradecit:

Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V. F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.

Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane.

Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229.

Image