75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Humb betejën me kancerin këngëtari latin

Ndahet  nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari  meksikan José José, i njohur si “Prince of Song”.

Sipas BBC, ai vdiq ditën e djeshme në një spital në Florida të Jugut pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Ai ishte këngëtar, tekstshkrues dhe aktori.

Emri i vërtetë i tij  ishte José Rómulo Sosa Ortiz dhe u ngrit në majën e tabelave latine në vitet 1970 me këngën  “El Triste”. 

Ai korri shumë sukses  në vitin 1980 me albumin  “Secrets”, që un hodh në treg në  vitin 1983.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milionë disqe.

Ai gjithashtu mori disa nominime  për Grammy.