Humb çdo kontakt me Kimin, Kanye ndërron numrin e telefonit

Edhe pse ishte një ndarje ‘miqësore’ mes Kanye dhe Kim, duket se tanimë dyshja kanë humbur çdo kontakt.
Reperi ka ndryshuar numrin e telefonit, duke i thënë Kimit se mund ta kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij, transmeton Indeksonline.

Edhe pse nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt kujdesin ndaj fëmijëve e ndajnë të dy së bashku, raporton Page Six.
Kanye shpesh shkon t’i vizitojë fëmijët edhe kur Kimi nuk gjendet në shtëpi.
“Ajo i beson fëmijëve sepse e di që Kanye është i çmendur pas tyre. Kështu që ajo shkon diku dhe pastaj ai vjen në shtëpinë e tyre për të kaluar kohën me fëmijët.”
Pasi martesa e Kim dhe Kanye kishte rrëmujë për muaj me radhë, Kim bëri kërkesë për divorc në janar.“Lufta e fundit që prishi martesën nuk kishte të bënte asgjë më shumë sesa planet e tyre të pushimeve. Ajo ishte një argument i madh i cili nuk ishte edhe shumë serioz” tha një burim në The Sun./Indeksonline/
