23:06 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Humb jetën mjeku shqiptar i cili u aksidentua në Itali

Një mjek shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në autostradën A25 në afërsi të Peskaras në Itali.

Sipas mediave italiane viktima është një 66-vjeçar, por identiteti nuk bëhet i ditur, derisa mësohet se ai po udhëtonte së bashku me dy kolegë të tij.

Mjeku shqiptar ishte ulur në zonën prapa të makinës Mercedes B Class i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Siç shkruan Lapsi, për shkak të përplasjes së fortë trupi i viktimës ka dalë nga makina duke marrë plagë të shumta.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, por nuk ka detaje për gjendjen e tyre.