Humb jetën një 50-vjeçar te një fabrikë në Suharekë

Sot rreth orës 16:30 një punëtor ka humbur jetën nga një pjesë metalike e një vinçi në Suharekë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri të ditur se viktima ishte punëtor i Fabrikës “NeëBallkani”.
“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NeëBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi”.
“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me autoambulancë të QKMF Suharekë. I njëjti nuk ka arritur që t’i bëjë plagëve dhe ka vdekur”, tha Bytyqi.
Tutje, ai u shpreh se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.