75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 13 Maj 2022 / OSH

Humb jetën shtetasi zvicran, u aksidentua në Novobërdë

Një shtetas i Zvicrës ka ndërruar jetë dje, si pasojë  e një aksidenti.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti nga pakujdesia ka humbur kontrollin e veturës dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës, shkruan IndeksOnline.

“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57. Viktima mashkull shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”./IndeksOnline/