Humb jetën viktima që u vetaksidentua në Gllogoc

Një person u vetaksidentuar dje në Nekoc të Gllogocit.
Sipas policisë, rreth orës 12:19, drejtuesi i veturës u vetaksidentuar nga pakujdesia, shkruan IndeksOnline.
Fatkeqësisht ai nuk u mbijetoi plagëve të pësuara dhe ndërroi jetë.
Pas ekzaminimeve të nevojshme nga hetuesit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.
Rasti u iniciua si: “Aksident trafiku me fatalitet”./IndeksOnline/