75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Humb një grua me probleme psikike në Fushë Kosovë, policia në kërkim të saj

Një person nga Fushë Kosova ka njoftuar Policinë e Kosovës se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gruaja është me probleme psikike.

“Fushë Kosovë 28.07.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nëna e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/